Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka folur sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me gjendjen e shëndetësisë në vend.
Ai tha se gjendja është shqetësuese pasi ende nuk është vendosur ndonjë udhëheqës në krye të këtij institucioni, transmeton Fol Drejt.
Ai gjithashtu akuzoi Qeverinë e Kosovës se po i mbron të korruptuarit.
“Në sektorin e Shëndetësisë mbi 12 milionë euro hajni në vitin 2021 i ka gjetur auditori dhe qeveria i mbron të korruptuarit, asnjë llogaridhënie”, u shpreh ai.
Ai e ka quajtur shqetësuese mosveprimin e qeverisë ndaj ikjes së mjekëve dhe profesionistëve shëndetësor nga Kosova./FolDrejt/