Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, vizitoi sot Kolegjin AAB.
Për këtë ajo njoftoi përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Me stafin dhe studentët e Kolegjit AAB, diskutuam për gratë, të drejtat e tyre dhe studimet gjinore.
Përveç problemeve me të cilat ballafaqohemi, përmenda edhe veprimet që kemi ndërmarrë dhe që ndërlidhen drejpërdrejt me vajzat dhe gratë por edhe për rolin aktiv të shoqërisë në këtë drejtim.
Diskutimet me nxënësit, studentët dhe stafin për fenomene negative janë gjithnjë të nevojshme sepse shkollat e universitetet janë institucione të rëndësishme formale ku individët zakonisht shpenzojnë pjesë të konsiderueshme nga jeta e tyre dhe janë një nga transmetuesit më me ndikim të normave dhe vlerave shoqërore.
Në këtë drejtim është po aq e rëndësishme që edukuesit të sigurohen që stereotipet gjinore në shoqëri të mos trashëgohen në mjediset arsimore dhe në komunitetin e tij”, u shpreh Haxhiu./FolDrejt/