Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur ndarjen e shumës prej 600 mijë eurosh për sistemin e mbikqyrjes së hallkave elektronike që do t’i vendosen dhunuesve, shkruan Fol Drejt.
“Lajm i mirë
Në mbledhjen e Qeverisë sot u ndanë 600 mijë euro (vetëm për vitin 2023) për vendosjen e sistemit për mbikqyrjen e hallkave elektronike që do t’i vendosen dhunuesve.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Haxhiu theksoi se që nga 1 korriku 2015 ka hyrë në fuqi Ligji për Mbikqyrjen Elektronike, por pavarësisht hyrjes në fuqi, asnjëherë nuk ka pasur përpjekje për zbatimin e tij.
“Viktimat e dhunës do të jenë më të mbrojtura dhe më të sigurta kurse dhunuesit do të jenë të monitoruar për të parandaluar përsëritjen e njëjtë të veprës së dhunuesit ndaj vitktimës ose rastet me fatalitet.”, tha në fund Haxhiu. /FolDrejt/