Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka qëndruar sot në komunën e Gjilanit, me ç’rast ka takuar aktivistet e reja të Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell Fol Drejt.
“Në kuadër të vizitave të GVV-së në komuna, sot ishim në Gjilan në një takim shumë të përzemërt me aktivistet, me ç’rast edhe iu uruam mirëseradhje disa anëtareve të reja.
Në këtë takim, patëm rastin të adresojmë punët që ka bërë e po bën Komuna dhe Qeveria në çështjet që ndërlidhen me vajzat dhe gratë si dhe patëm rastin që nga afër të dëgjojmë sfidat dhe propozime të reja të politikave feministe.”, ka thënë Haxhiu.
“Shtesat për fëmijët, shtesat për lehonat, punësimi apo pavarësia ekonomike e grave, reforma pensionale, grantet apo subvencionet për bizneset e reja te grave, bursat për studentet, fuqizimi i qendrave për punë sociale për adresimin sidomos të nevojave të viktimave ishin vetëm disa nga çështjet për të cilat diskutuam.
GVV-ja si organizim i ri do të jetë adresë për secilën vajzë dhe grua. Do të punojmë edhe në nivel lokal por edhe në nivel qendror për të shtyrë përpara politikat feministe.
Gratë për VETËVENDOSJE!”, ka shtuar Haxhiu tutje, transmeton Fol Drejt.