Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi sot për nënshkimin e një Plani Zhvillimor Strategjik të Ministrisë së Drejtësisë për tri vitet e ardhshme.
Për këtë Haxhiu njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Sapo nënshkrova Planin Zhvillimor Strategjik të Ministrisë së Drejtësisë 2023 – 2025
Për tre vitet e ardhshme, është paraparë zbatimi i 182 veprimeve specifike që përmban Plani e të cilat rrjedhin nga identifikimi i problemeve e sfidave, dhe nevojave konkrete të Ministrisë së Drejtësisë.
Përmes Planit Zhvillimor Strategjik synohen rezultate konkrete të Ministrisë së Drejtësisë si: ngritje e kapaciteteve profesionale, digjitalizimi i Ministrisë, ngritje e efikasitetit të agjencive ekzekutive të MD-së si dhe Ministri afër publikut.
Plani si i tillë, është hartuar me kujdesin e duhur profesional, duke përfshirë identifikimin e problemeve dhe sfidave qoftë nga ekspertiza e jashtme e ofruar për Ministrinë përmes raporteve dhe analizave të ndryshme, por gjithashtu edhe të dhënave e propozimeve nga burimet e brendshme përmes takimeve dhe konsultimeve relevante.
I falënderoj ekipin profesional për angazhimin dhe punën e palodhshme si dhe për përkushtimin e tyre në finalizimin e Planit”, u shpreh Haxhiu./FolDrejt/