Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar masakrat në Likoshan e Qirez me rastin e 25-vjetorit të këtyre masakrave.
Sipas saj, pas kësaj ngjarjeje të kobshme, vrasjet masive ndaj popullsisë civile vazhduan gjithandej Kosovës duke synuar spastrimin etnik, shfarosjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosova.
“Në Likoshan dhe Qirez, 25 vite më parë, u masakruan mizorisht 24 shqiptarë, duke mos kursyer as foshnjet, as pleqtë e as gratë shtatëzëna.
Pas kësaj ngjarje të kobshme, vrasjet masive ndaj popullësisë civile vazhduan gjithandej Kosovës me qëllim të spastrimit etnik, shfarosjes dhe dëbimit të shqiptarëve nga tokat e Kosovës.
Qoftë kujtimi i përjetshëm për të gjithë të rënët për liri!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./FolDrejt/