Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot prindi i një vajze i kishte njoftuar se ndaj bijës së tij kishte tentim dhunim.
“Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë! Postimi më lartë është bërë me lejen e prindit”,ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.
Ditë më parë, pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për dhunimin e një 11 vjeçareje në Prishtinë.