Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se lirimi i tre policëve është lajm i mirë, por theksoi se kidnapimi i tyre nuk kishte të bënte me drejtësi, por me agresionin e Serbisë në Kosovë, raporton Fol Drejt.
“Lirimi nga paraburgimi në Serbi i tre policëve të Kosovës, është lajm i mirë që dëshmon edhe më tej vërtetësinë për skemat e krijuara nga Beogradi me qëllim destabilizimin në veri të vendit.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Ajo theksoi se kidnapimi i tre policëve nuk kishte të bënte me drejtësi por me agresionin e Serbisë në Kosovë.
“Këtë fakt duhet ta njohin dhe pranojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët duhet të kërkojnë përgjegjësi ndaj autoriteteve serbe për hyrjen e tyre të jashtëligjshme në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve kufitarë.”, u shpreh në fund Haxhiu. /FolDrejt/