Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se për herë të parë Zyra Kombëtare e Auditimit, ka bërë raport të auditimit lidhur me efektivitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
Për këtë Haxhiu njoftoi përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Për herë të parë, Zyra Kombëtare e Auditimit, ka bërë raport të auditimit lidhur me efektivitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
Dje kemi pranuar raportin nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunuar me ZKA në këtë proces të rëndësishëm dhe do të adresojmë secilin rekomandim nga ZKA sikurse edhe ftoj institucionet tjera për zbatimin e tyre.
Falenderoj stafin e ZKA për punën dhe angazhimin”, u shpreh Haxhiu./FolDrejt/