Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar dorëheqjen e zyrtarëve serbë, prokurorë dhe gjyqtarë duke theksuar se të njëjtët pas dorëheqjes nuk mund të kthehen më në punë.
“Mendimi ynë është që personat që dorëhiqen nuk mund të kthehen më në sistemin e drejtësisë”, ka thënë ministrja Haxhiu.
“Është goditje që një gjyqtar dhe prokuror të dorëhiqet për shkak të dirigjimeve që bëhen nga Aleksandër Vuçiq. Edhe nëse një gjyqtar shqiptar dorëhiqet ai nuk mund të kthehet më në sistem. Duhet të hapen konkurse për punësim”, ka shtuar ajo.
Tutje, bëhet e ditur se Këshilli Gjyqësor dhe as Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk i kanë shqyrtuar dorëheqjet e zyrtarëve serbë./FolDrejt/