Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se po përfaqëson institucionet e Kosovës në Samitin e Evropës Juglindore për Sigurinë Kibernetike, transmeton Fol Drejt.
“Në Shibenik të Kroacisë po mbahet Samiti i EJ për Sigurinë Kibernetike organizuar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kroacisë dhe Departamenti për Drejtësi i ShBA.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Haxhiu njoftoi se në këtë Samit ka përmendur sfidat e sigurisë kibernetike të cilat kërkojnë vëmendje dhe përkushtim të veçantë.
Po ashtu ajo tha se ka përmendur edhe nismat e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurinë kibernetike, konkretisht Ligjin për Sigurinë Kibernetike i cili gjithashtu themelon Agjencinë për Siguri Kibernetike, ndryshimet në Kodin Penal dhe rëndësinë për specializimin e stafit dhe trajnimet e vazhdueshme por edhe bashkëpunimin ndërinstificional dhe ndërkombëtar. /FolDrejt/