Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shfuqizuar dje vendimin e ish-ministrja së Drejtësisë, Dhurata Hoxha lidhur me me shtesën mujore prej 500 eurosh mbi pagën bazë për Kryeinspektorin e Inspektoriatit të MD-së.
Haxhiu ka thënë se nga ky vendim, Kryeinspektori në mënyrë të paligjshme ka përfituar rreth 17.500 euro.
“Dje, kam shfuqizuar vendimin e paligjshëm të ish ministres Dhurata Hoxha, lidhur me shtesën mujore prej 500 eurosh mbi pagën bazë për Kryeinspektorin e Inspektoriatit të MD-së. Nga ky vendim, Kryeinspektori në mënyrë të paligjshme ka përfituar rreth 17.500 euro. Këtë vendim të paligjshëm do ta dërgojmë edhe në prokurori”, ka shkruar Haxhiu.