Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, reagoi pas raportimit të raportit 1 vjeçar të zbatimit të Strategjisë së Sundimit të Ligjit.
Për këtë ajo u shpreh përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Nga takimi i Komiteti Drejtues: Prezantimi i Raportit 1 vjeçar të zbatimit të Strategjisë së Sundimit të Ligjit
Strategjia për sundimin e ligjit është dokument i rëndësishëm dhe përmes rekomandimeve për institucionet, parasheh reformim të sistemit të drejtësisë andaj përveç tjerash, në këtë takim theksova arritjet e Ministrisë së Drejtësisë me qëllim të zbatimit të strategjisë për sundimin e ligjit”, u shpreh Haxhiu./FolDrejt/