Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, kanë nënshkruar memorandumin i cili i hap rrugë fuqizimit të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e drejtësisë, shkruan Fol Drejt.
“Kosova dhe Britania e Madhe fuqizojnë bashkëpunimin
Së bashku me Xhelal Sveçlën dhe ambasadorin Nicholas Abbott, nënshkruam Memorandumin i cili i hap rrugën fuqizimit të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e drejtësisë”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Haxhiu tha se përveç tjerash, qëllimi i këtij Memorandumi është shkëmbimi i informatave me qëllim të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. /FolDrejt/