Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot ka pritur në takim delegacionin nga Mbretëria e Danimarkës, shkruan Fol Drejt.
“Kënaqësi të pres në takim delegacionin nga Mbretëria e Danimarkës.
Ministri i Drejtësisë dhe deputetët danezë na nderuan me vizitën e tyre zyrtare.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Ministrja nuk dha detaje rreth temave që janë diskutuar në takim. /FolDrejt/