Ministrija e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar kompaninë “Grasep” në Sllatinë të Vitisë, shkruan Fol Drejt.
“Në vazhdën e shumë takimeve me gra udhëheqëse të bizneseve e me punëtore, sot vizituam kompaninë Grasep në Sllatinë të Epërme. Në një bashkëbisedim me udhëheqësen e biznesit, Valbonën, u njoftuam që ka të punësuara gjithsej 13 gra, të gjitha nga fshati Sllatinë, përveç tjerash një shembull i mirë që vëmendja jonë duhet të jetë edhe tek fshatrat.”, shkroi Haxhiu në Facebook
Haxhiu tha se kompani a në fjalë, e cila merret me konzervimin e perimeve, ka filluar punën në kushte tepër modeste por puna dhe vullneti i Valbonës, së bashku me punëtoret tjera ka bërë që kjo kompani të ec përpara dhe të ketë sukses.
“Si qeveri jemi shumë të interesuar që ndihma për bizneset e vogla e të mesme të vazhdojë dhe nëpërmjet masave të ndryshme kemi treguar që jemi në anën e punëtoreve e bizneseve.”, tha në fund Haxhiu. /FolDrejt/