Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas heqjes së barrikadave, duke thënë se veriu i Kosovës po shkon nga jonormalja drejt normales për shkak diplomacisë dhe durimit.
Haziri ka thënë se vendimi nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit.
Ai ka konsideruar se Kurti e Vuçiq shkaktuan kaosin e inatit, “por partnerët e popullit të Kosovës, me durim dhe diplomaci, filluan normalizimin deri në krizën tjetër që do ta prodhojnë prapë”, ka thënë Haziri.
“Barrikadat, si mjete presioni, të papranueshme. #Dialogu zgjidh probleme!”, ka përfunduar ai./FolDrejt/