“Në këtë fazë, mesazhi është që duhet të ndalet retorika e luftës, retorika që sjell konflikt, sepse jo shpeshherë në proceset politike na ndodh që të krijohen rrethanat politike, ku fokusi ndërkombëtar po çon drejt një zgjidhjeje të kërkesave që janë për njohje reciproke, pa opsion tjetër”, ka shkruar Haziri në facebook.
Sipas tij, “fatkeqësisht qeveria e Kosovës nuk është e gatshme për këtë sepse ka pasiguri e mungesë kapacitetesh në këtë përbërje që e ka”.
Ai tha se është nevojë urgjente zhvillimi i një dialogu të brendshëm në mes të pozitës, opozitës dhe shoqërisë civile.
“Është nevojë urgjente që të zhvillohet një dialog i brendshëm për këtë me pjesëmarrje të pozitës e opozitës dhe shoqërisë civile. Krejt kjo për t’i dhënë oksigjen politik negociatorit, në interes të republikës”.