I llogaritur si njeriu i PDK-së në LDK, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi i ka treguar Kurtit si mund të bëhet kryeministër.
“Është e qartë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrë të LDK!”, shkruan Haziri.
Kryetari i Gjilanit, tutje ka thënë se asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme.
“Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër”, ka shkruar Haziri.
Gjithashtu, Haziri ditë më parë kishte thënë se vendimet merren me konsensus dhe kryeministri nuk merr vendime vet.
“Në mbledhje të parë të qeverisë, kryeministri merr një vendim, por ai e merr vendimin me kabinetin qeveritar. Kryeministri nuk merr vendime vetë, vendimet janë kolektive, kërkohet konsensus”, kishte deklaruar Haziri.