Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka dalë me deklaratë paralajmëruese për Qeverinë.
Sipas tij Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale, transmeton Fol Drejt.
“Nëse i shantazhon punëtorët e arsimit e shërbyesit e shtetit me ndalje të pagës sikur që ishte deklarata e ministrit të Financave, e që sot është dita e tretë dhe punonjësit e shtetit të të gjitha kategorive nuk i kanë marrë ende pagat, ky është asgjë tjetër pos – POLITIZIM”, ka thënë Haziri, përmes një postimi në Facebook.
Haziri ka thënë se Qeveria Kurti po i politizon grevat.
“Ky dialog, nuk po ndodh nga përfaqësuesit e qeverisë me ata të sindikatave, përkundër inkurajimit dhe thirrjes nga ana e LDK-së. Në kontekst të kësaj, Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale dhe kësaj po i kontribuon Qeveria Kurti”.
“P.S. Tani Rrahman Jasharaj, i cili ia dha kontributin Mësuesit të Popullit, nuk mund të lëndohet nga askush që vjen nga ata që po administrojnë me Kosovën. Lotët e tij për nxënësit e tij, jo prej frikës!”, ka shkruar Haziri. /FolDrejt/