Pas zhvillimeve të fundit mes marrëdhënieve të qeverisë aktuale të Kosovës dhe SHBA-ve ka reaguar edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri përmes një postimi në facebook.
Sipas Hazirit SHBA do t’i ruajë marrëdhëniet me popullin e Kosovës përjetësisht, mirëpo do t’i dëmtojë ato me funksionarët kur këta e humbin udhën.
“SHBA do t’i ruaj përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës, por do t’i dëmtojë raportet me funksionarët kur e humbin udhën. SHBA tashmë i ka dhënë shenjat e para të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës. ‘Këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi. Kjo është fatale dhe alarmante.”, ka shkruar Haziri në facebook./FolDrejt/