Një person është gjobitur me 100 euro pasi që i njëjti ka hedhur mbeturina në pronë publike.
Duke publikuar këtë rast, komuna e Prishtinës ka tërhequr vërejtjen se edhe rastet e tjera do ta kenë të njëjtin fat po qe se ndotin ambientin publik, transmeton Fol Drejt.
“Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave ndikon negativisht në komunitetin dhe mjedisin tonë; inspektorati do të jetë në terren për të minimizuar sa më shumë këtë problem”, ka thënë komuna e Prishtinës në njoftim, transmeton Fol Drejt.