Sot po mbahet seanca pleanre e Kuvendit të Kosovës.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati foli për vitin e dytë të qeverisjes nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai tha se janë krijuar 40,000 vende të reja pune, përcjell Fol Drejt.
“Kemi 40,000 vende më shumë pune të krijuara, të cilët tani janë edhe të regjistruar edhe paguajnë tatim në Administratën Tatimore”, u shpreh Murati.
Murati gjithashtu iu drejtua opozitës që kur të bëjnë krahasime t’i shohin edhe shifrat e mëhershme dhe jo vetëm ato dy vitet e fundit./FolDrejt/