Një zëdhënës i paidentifikuar i Hekurudhave Gjermane tregoi se infrastruktura dhe proceset në kufirin e jashtëm të BE-së duhet të zgjerohen dhe përshpejtohen.
Hekurudhat Gjermane kritikuan sot “burokracinë kufitare” të BE-së, duke theksuar se për shkak të kësaj, ajo nuk mund të përdorë të gjitha kapacitetet e saj për të eksportuar grurë nga Ukraina, transmeton Fol Drejt.
“Ne mund të transportonim edhe më shumë nëse transporti në kufirin e jashtëm të BE-së do të ishte më i shpejtë”, tha një zëdhënës i paidentifikuar për rrjetin editorial të Gjermanisë./FolDrejt/