Kështu duket pamja kur fluturon në planetin Mars.
Helikopteri Ingenuity kapi imazhin e tij të parë me ngjyra nga 5.2 metra mbi sipërfaqen e Marsit gjatë fluturimit të tij të dytë më 22 prill. Dhe tani, po përgatitet për një fluturim të tretë, i planifikuar për ditën e diel.
Imazhi me ngjyra, i shpërndarë të premten nga NASA, është i pari i cili u shkrep nga një mjet ajror derisa ishte lart në sipërfaqen e Marsit.