Grupi i shpëtimtarëve të Helmetave të Bardha ka akuzuar Kombet e Bashkuara për dështimin e përgjigjes së tyre në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë ndaj tërmetit shkatërrues të kësaj jave, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Duke shfrytëzuar përvojën e grumbulluar gjatë luftës civile më shumë se dhjetëvjeçare të Sirisë, Helmetat e Bardha kanë udhëhequr përpjekjet e shpëtimit në zonat e kontrolluara nga opozita, praktikisht pa ndihmë nga jashtë.
“OKB-ja ka kryer një krim kundër popullit sirian në veriperëndim,” tha shefi i grupit Raed Saleh, duke vënë në dukje se agjencitë e OKB-së nuk kishin ofruar ndihmë specifike për tërmetin për të mbijetuarit që nga fatkeqësia që goditi para agimit të së hënës.
OKB-ja duhet t’i kërkojë falje popullit sirian. /FolDrejt/