Mbrojtja Civile Siriane, e njohur gjithashtu si Helmetat e Bardha, që drejton përpjekjet për të shpëtuar njerëzit e varrosur nën rrënoja në zonat e kontrolluara nga rebelët në Sirinë e goditur nga tërmeti, ka thënë se nuk ka marrë asnjë ndihmë deri më tani, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Asnjë ndihmë nuk ka hyrë [në Sirinë veriore] përmes asnjë prej korridoreve”, tha për Al Jazeera Abulraziq Qintar, kreu i programeve në Mbrojtjen Civile Siriane.
Përgjigjësit e parë nga grupi që u formua një dekadë më parë për të shpëtuar jetët e civilëve gjatë luftës civile në Siri, dolën në veprim herët të hënën, kur një tërmet me magnitudë 7.8 tronditi Turqinë dhe Sirinë.
“Vetëm një ekip teknik egjiptian prej njëzet personash, përfshirë mjekë, pa pajisje, hyri përmes vendkalimit Bab al-Hawa.
“Të gjitha vendkalimet, sipas deklaratave zyrtare janë hapur – Bab al-Hawa, Jarabulus dhe Bab al-Salamah. Por, sa i përket mbrojtjes civile, deri më tani nuk kemi marrë asnjë ndihmë ndërkombëtare apo jo ndërkombëtare.
“Ne jemi ende duke punuar me rezervat tona dhe me ndihmën e organizatave lokale që veprojnë në veriun e çliruar”, shtoi Qintar. /FolDrejt/