Manchester United thuhet se ka nisur një hetim pasi 12 anëtarë të skuadrës së tyre të parë dhe të stafit u sëmurën në të njëjtën ditë.
Sipas “The Sun”, disa pjestarë të klubit dyshohet se janë helmuar pas fitores së tyre 2-0 jashtë fushe ndaj Sheriff në Europa League.
Grupi u kthye nga Moldavia me një avion privat të enjten, 15 shtator menjëherë pas fitores së tyre të madhe. Por anëtarët e klubit anglez filluan të ndihen keq të nesërmen dhe klubi tashmë po heton nëse ishte diçka që ata hëngrën në Kishinau apo në aeroplanin e kthimit.
Disa lojtarë humbën një ditë stërvitje, disa të tjerë 2 apo 3 seanca. Skuadra e Ten Hag do të përballej me Leeds të dielën, por ndeshja e tyre u shtu për shkak të mungesës së burimeve policore. /abcnews.al