Ish-futbollisti francez, Thierry Henry, ka kërkuar që Kylian Mbappe të largohet nga Parisi. Pas eliminimit nga Bayerni, klubi nga kryeqyteti i Francës ka mbetur sërish pa trofe në Champions League.
Një vit më parë, kur ai zgjodhi të nënshkruante një kontratë të re, Mbappe ëndërronte të triumfonte në kompeticionin më elitar të Evropës për klube.
“Edhe pse ata arritën ta mbanin atë verën e kaluar, unë mendoj se tani do të jetë shumë e vështirë për ta që ta bëjnë atë përsëri”, tha Hnery për CBS Sports .
Pak më vonë, Jamie Carragher e pyeti Henryn, a do ta këshillonte bashkatdhetarin e tij të largohej nga klubi parisien?
“U largova me kohë nga Arsenali, sepse më pëlqente të konkurroja më shumë se çdo gjë në botë”, kujtoi Henry vitin 2007.
“Më pas shkova në Barcelonë, ku ishin Messi, Ronaldinho dhe Eto’o. Më thanë që nuk do të isha titullar, por unë u përgjigja me “të shohim”. Epo, djalë, nëse të pëlqen të konkurrosh, duhet të shkosh diku, ku do ta bësh.”, tha ai.
Me katalanasit, Thierry Henry fitoi shtatë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve, si dhe dy tituj kampion. /FolDrejt/