Gjykata Administrative në Berlin hoqi ndalimin për vendosjen e flamujve dhe simboleve ruse më 8 dhe 9 maj, kur shënohet fundi i Luftës së Dytë Botërore, njoftoi sot stacioni “RBB24”, duke cituar policinë.
Më herët gjatë ditës, avokati Patrick Heinemann shkroi në Twitter se një gjykatë në Berlin anuloi ndalimin e shfaqjes së flamujve ukrainas pranë monumenteve në Berlin.
Raportet thanë se ndalimi i flamujve dhe simboleve ruse u hoq gjithashtu, duke përfshirë një ngjarje të planifikuar për 9 maj në rrugën “17 qershori” në kryeqytetin gjerman, transmeton Fol Drejt