Policia ka arrestuar shefen e Institutit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Sarandë Romina Pulaj pasi lejoi ndërtimin pa leje të një pallati 7 katësh në qytet.
Bëhet e ditur se operacioni është kryer nga komisariati i Policisë së Sarandës dhe Prokuroria e Vlorës, ndërsa është shpallur në kërkim biznesmeni Pando Papuçi.
Përveç kësaj, prokuroria ka urdhëruar edhe sekuestrimin e pallatit 7 katësh të ndërtuar pa leje në qytet, Fol Drejt.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndertimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja Romina Pulaj si edhe u shpall në kërkim biznesmeni 66 vjeçar“, bën me dije policia./FolDrejt/