Pse projektligji për Mbështetjen Financiare të Pagave të Punonjësve është vënë në rendin e ditës, vetëm disa ditë para afatit të fundit për aplikim të kompanive. Nga Kuvendi njoftuan se nesër do të përgjigjen. Ndërkohë, ne morëm konfirmim nga grupi parlamentar i LSDM-së, se ata do të bëjnë gjithçka që të miratohet ligji sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe punëtorët ti marrin në kohë paratë e premtuara.
“Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme, nëse është e nevojshme edhe me amendament do ta shtyjmë afatin e fundit për aplikimin e kësaj mase, nga paketa e pestë e masave ekonomike”, thonë nga LSDM.
Zëvendëskryeministri i ekonomisë, Fatmir Bytyqi pohon se propozim-ligjin për mbështetjen e rrogave Qeveria e ka dërguar në Kuvend më 16 shkurt dhe nuk e di arsyen pse ligji deri tani nuk është dërguar në komisionin amë. Bytyqi përsëri u tha deputetëve të kapen për punë dhe ta meritojnë rrogën.
“Për fat të keq pushteti ligjvënës është i pavarur dhe ata vetë vendosin për prioritetet e tyre. Por unë dje thashë, jo si funksionarë, por si njeri, si baba, kërkova ta bëjnë atë që do e bënin për fëmijët e tyre, sepse fëmijët e dikujt nesër dhe pasnesër do ngelen pa bukë, se dikush thjeshtë nuk e bën atë për çka është i paguar dhe për çka është zgjedhur”, pohoi Fatmir Bytiqi, zëvendëskryeministër i ekonomisë.