Partia Socialdemokrate po mban sot protestë si shenjë revolte ndaj ardhjes së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova në Prishtinë.
Protesta ka filluar pranë “Hotel Sirius” në rrugën Agim Ramadani, ku pjesëmarrës u panë kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe ai i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku.
Policia e Kosovës ka vendosur kordonin para “Hotel Sirius”, teksa forcat e rendit janë parë edhe tek parkingu i hotelit.
Nga përditësimet e fundit është bërë e ditur se protestuesit kanë hedhur gaz lotsjellës pranë “Hotel Sirius” në Prishtinë, aty ku po mbahet protesta.