Një punëtor ka raportuar në polici se në lokalin ku punon dyshon se është hedhur sprej.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 03:25 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, sipas ankuesit që ka raportuar rastin, disa nga klientët janë ankuar se kanë probleme me frymëmarrje.
Një femër kosovare ka kërkuar trajtim mjekësor.
Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar./FolDrejt/