Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka folur për mardhënien ndërmjet Beogradit zyrtar me Moskën.
Hill tha se është plotësisht e paqëndrueshme që Serbia të vazhdojë marrëdhëniet e mira me Rusinë, duke qenë se shteti rus ka shkaktuar kaos në gjysmën e botës.
“Serbia është një vend që krenohej me marrëdhëniet shumë të mira me vendet anembanë botës, përfshirë edhe Rusinë. Është krejtësisht e paqëndrueshme të vazhdohen marrëdhëniet e mira me Rusinë. Rusia krijoi kaos në gjysmën e botës, shkaktoi probleme të mëdha për të gjithë”, ka deklaruar Hill, njofton euronewsal.