Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka përshëndetur lajmin për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe ka thënë se tani pret përpjekje shtesë për de-përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, përcjell Fol Drejt.
“Ne e mirëpresim lajmin për vendimin e gjykatës për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe presim përpjekje shtesë për të de-përshkallëzuar më tej situatën aktuale”, tha Hill për Kosova Online.
I pyetur se çfarë pret më pas për krizën në veri të Kosovës, ambasadori amerikan bëri thirrje për miratimin urgjent të planit trepikësh të Bashkimit Evropian dhe kthimin e menjëhershëm të dialogut. /FolDrejt/