Hipotiroidizmi është një sëmundje që ka të bëjë me prodhimin e pakët dhe të pamjaftueshëm të hormoneve nga ana e tiroides. Hormonet e çliruara prej saj prekin çdo cep të organizmit.
Këtu përfshihet zemra, truri, muskujt dhe lëkura.
Tiroidja ka nën kontroll metabolizmin, që ndikon temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe rregullon djegien e kalorive.
Nëse tiroidja nuk prodhon hormone të mjaftueshme, trupi prodhon më pak energji dhe shton në peshë.
Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depresionit, atëherë kontrolloni tiroiden.
Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hormone.
Shenja të tjera të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, përtharja e lëkurës, ciklet e çrregullta tek femrat, rrahje të ngadalëta të zemrës dhe një përgjumje e përgjithshme.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për trajtimet më të mira natyrale kundër kësaj sëmundjeje.
Regjim I Balancuar Ushqimor
Personat që vuajnë nga hipotiroidizmi nuk mund t’i nënshtrohen një regjimi specifik ushqimor, megjithatë ata duhet të sigurohen që ky regjim të jetë i ekuilibruar.
Mjekët sugjerojnë se ngrënia e tepërt e një ushqimi të caktuar dëmton organizmin.
Rrjedhimisht, ata sugjerojnë një përzierje të pasur frutash dhe perimesh.
Ushqimet që duhen shmangur
Kafeja dhe soja janë dy produkte që pakësojnë aftësinë e organizmit për të shfrytëzuar medikamentet që ndikojnë tek hormonet. Raporton Balkanweb percjell Foldrejt.com