Uganda ka hequr kufizimet e saj për Ebolën në dy rrethe që ishin epiqendër e epidemisë.
“Sot janë 89 ditë që kur është shpallur shpërthimi i Ebolës në rrethin Mubende dhe ne jemi përgjigjur për të kontrolluar këtë shpërthim. Kanë kaluar gjithashtu 63 ditë që kur Mubende dhe Kassanda janë nën lëvizje të kufizuara”, tha Jessica Alupo, nënpresidente e vendit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Deri më tani, rrethi Mubende nuk ka regjistruar asnjë rast për 34 ditë dhe as Kassanda për 37 ditë”, shtoi ajo.
Vendi ka luftuar për të kontrolluar sëmundjen shumë infektive që kur u shpall epidemi në shtator.
Deri më tani, 56 vdekje janë raportuar në Ugandë për shkak të Ebolës./FolDrejt/