Pas një takimi me akteret nga ministria e linjës dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë u vendos që qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare të mos vetizolohen.
Kjo u bë e ditur nga ditur Drejtor i Shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu, përmes një postimi në Facebook.
Ky është njoftimi i plotë:
⚪ Pas takimit më akteret nga ministritë e linjës dhe rekomandimit të IKSHPK-së, me lejoni te ju njoftojmë se qytetaret te cilët hyjnë ne Republikën e Kosovës përmes pikave kufitare, u nënshtrohen kontrolleve mjekësore respektivisht intervistimeve anamnestike nga personeli shëndetësorë i KPSh/ QKMF!
Qytetaret te cilët hyjnë ne RKS nuk obligohen për vetizolim përveç ne rastet kur profesionistet shëndetësorë ne pika kufitare rekomandojnë ndryshe, ne raste te veçanta (kur qytetaret manifestojnë shenja te sëmundjes COVID 19 udhëzohen për trajtim spitalor respektivisht vetizolim shtëpiak)!