Benjamin Mehanoviq nga Sarajeva ka dhuruar sot 1583 KM, të cilat i ka mbledhur që nga e marta e kaluar duke shitur çaj, për t’u ndihmuar viktimave të tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Ai e ka paguar shumën në ambientet e bankës turke Ziraat në Sarajevë, së bashku me prindërit dhe mikun e tij Bilal Andelia, të cilët e kanë ndihmuar në këtë mision humanitar.
Historia e këtij djali të mrekullueshëm, nxënës i klasës së shtatë të shkollës fillore Skender Kulenoviq në Dobrinjë, i cili shiste çaj në stendën e tij të vogël në shesh dhe mblidhte ndihma për zonat e prekura nga tërmeti, ka bërë xhiron nëpër rajon.
Gjesti human i të riut Sarajlian bëri jehonë në mediat turke.
Lajmi për “biznesin” e vogël të Benjaminit arriti edhe te ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili e falënderoi me fjalë të zgjedhura.
“Vëllai ynë 12-vjeçar Benjamin Mehanoviq shet çaj në rrugë dhe mbledh ndihmë, dua ta falënderoj. Do të doja që ta përqafoj dhe ta puth,” tha Cavusoglu. /FolDrejt/