Fol Drejt
E diel, 11 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Historia e elefantit

5 vjet më parë
in KULTURË, LETËR, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Shkëputur nga libri: “Nastradin Hoxha – gazmore të zgjedhura”, fq. 23-25

 

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

Porosit Web Porosit Web

Ushtria e Timurlengut (sundimtari i asaj kohe) në të gjitha pushtimet e Iranit, Kaukazisë dhe të Andadollit ishte e shoqëruar me elefantë. Kur erdhi në Akshehir Timurlengu vendosi që të qëndronte këtu meqë i pëlqeu shumë vendi, bile solli njërin prej elefantëve të ushtrisë së tij brenda në qytet. Asnjëherë më parë populli i Akshehirit nuk kishte parë kurrë asnjë elefant, ndaj për këtë që po e shikonte tani kishte mbetur i mahnitur dhe i kënaqur, por nga ana tjetër elefanti hidhej dhe i shkatërronte ngado që shkelte, bile filloi që të zhdukte, sikur i fshinte nga faqja e dheut, kopshtet e mbjella me pemë dhe bostane. Kafsha e madhe nuk e dinte se ç’ishte ngopja.

Të ndodhur përballë kësaj gjendjeje banorët e Akshehirit filluan të mblidheshin dhe të mendonin se çfarë do të bënin dhe më në fund vendosën që kur ta gjenin Timurlengun në një nga ditët e tij të mira, kur ishte i qeshur dhe i kënaqur, t’i luteshin për ta larguar elefantin prej qytetit të tyre.

Kuptohet, që ashtu si gjithmonë, për njeriun që do të shkonte si ndërmjetës ata detyruan Nastradin Hoxhën. Deshi s’deshi Nastradin Hoxha u detyrua të pranonte nga lutjet dhe nga shtrëngimi i tyre. Kështu grupi i ndërmjetësve me Nastradinin në krye u nis për tek shtabi i Timurlengut. Por në atë kohë të gjithë banorët e Akshehirit dridheshin nga frika prej zemërimit të Timurlengut. Nëpër rrugë nuk shikoje njeri të gjallë. Madje nuk gjeje dot as edhe një njeri të vetëm për t’ia dorëzuar xhelatit, pasi që gjithë rrinin mbyllur nëpër shtëpitë e tyre.

Kështu ndodhi që nga ajo frikë për vdekje që i kishte kapluar të gjithë banorët e qytetit edhe ata njerëz që e filluan rrugën bashkë me Nastradinin në grupin e ndërmjetësve filluan të hiqen mënjanë vjedhurazi duke u larguar nga grupi. Pikërisht në kohën që arritën në shtabin e pushtuesit të madh nga brenda u dëgjua të vinte piskama e Timurlengut, të cilin një tërbim dhe egërsim i madh i brendshëm bënte që shkulme shkulme t’i dilte një e bërtitur e thekshme. Kur dëgjuan këto ulërima të tmerrshme të tjerët që e shoqëronin atë filluan t’ia mbathin me të katra, kështu që Nastradin Hoxha u gjet fare i vetëm përballë pushtuesit të egër të botës.

Kur e pa atë, Timurlengu i tha duke shkumbëzuar nga inati me një zë gjëmues të rreptë: -Çfarë do përsëri more Hoxhë?

Përballë kësaj pyetjeje të Timurlengut, të bërë me një zë aq të egër, Nastradin Hoxha filloi menjëherë që të dridhej dhe si u mendua një hop i tha duke belbëzuar: – Një gjë kërkoj o sundimtari im. Banorët e Akshehirit më kanë ngarkuar mua dhe më kanë dërguar që …

  • Për çfarë po thua se të kanë dërguar? Çfarë duan ata?
  • Për atë elefantin e madh…
  • Ç’u ka bërë elefanti?!

Duke e kuptuar menjëherë se po t’i thoshte të vërtetën Timurlengut do ta egërsonte atë akoma më shumë Nastradin Hoxha filloi t’i fliste kështu: – Tërbimi nuk ju bën mirë, o sundimtari im! Ata që më kanë dërguar janë mjaft të kënaqur nga kafsha e shëndetshme dhe e madhe. Të gjithë banorët e qytetit e duan shumë. Vetëm se janë të shqetësuar ngaqë ai është vetë. Prandaj po t’i sillje një elefant që të shumoheshin këtu kjo do të ishte më e mira, ja, këtë lutje të bëjnë ata.

Kur dëgjoi këto fjalë tërbimi i Timurlengut u zbut: – Shumë mirë, do të urdhëroj që t’jua sjellin. – iu përgjigj ai Hoxhës.

Menjëherë pasi doli nga Timurlengu i qetësuar, Hoxha, tanimë me gjak të shkrirë, filloi të kthehej për në qytet, kur duke ecur rrugës, pa e kuptuar e rrethuan ata që ishin nisur bashkë me të si dërgatë, por që gjatë rrugës ishin larguar vjedhurazi dhe e kishin lënë atë të vetëm përballë sundimtarit mizor: – Hë Hoxhë, a u zgjidh kjo punë? A pranoi Timurlengu për ta larguar nga qyteti ynë atë kafshë shkatërruese?

Nastradin Hoxha i vështroi ata një copë herë shtrembër e gjithë inat pa folur fare. Pas kësaj u dha këtë përgjigje: – Çfarë po thoni ju kështu more? Le që kjo punë nuk bëhet por ai do t’i sjellë pranë një elefant tjetër. Kështu do të pjellin dhe do të shtohen. Atëherë do ta shihni se si do t’ju nxihet jeta.

Duke i mbushur plot zemërim vazhdoi rrugën për në shtëpinë e tij.

 

Përzgjodhi për FolDrejt.com: Fisnik N. Muça

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Protestojnë qytetet me shumicë shqiptare…

Lajmi tjetër

Zëvendësuesi i Grenellit në Gjermani, një anti-shqiptar dhe pro-serb

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM