Përplasja midis Lindjes dhe Perëndimit, apo siç njihet ndryshe Orientit e Oksidentit, edhe sot në kohën bashkëkohore, mbetet dukshëm aktuale, mirëpo a ka ekzistuar përherë kjo ndarje, ky dallim midis botëve?
Duke iu referuar librit të autorit John Hobson “Origjinat lindore të qytetërimit perëndimor”, Hajrudin Muja paraqet bashkëveprimin midis këtyre dy qytetërimeve, konkretisht rolin që ka Lindja në origjinën e qytetërimit të Perëndimit, kur dihet në radhë të parë se qytetërimi i lashtë grek e kishte origjinën nga Egjipti.
Fragmenti i plotë nga libri i Hobson që flet për raportin Lindje-Perëndim i postuar nga Hajrudin Muja:
“Historia nuk mund të shkruhet sikur ti përkiste vetëm në grupi [njerëzish]. Qytetërimi është ngritur gradualisht, herë me kontributet e një [grupi] herë të tjetrit. Kur i gjithë qytetërimi i atribohet [evropianëve], deklarimi është po ai, se gjithçka që është e rëndësishme në botë, fillon e mbaron me to! Në të vërtetë, qytetërimi i lashtë grek e kishte prejardhjen në mënyrë domethënëse nga Egjipti i lashtë. Perendimi nuk e nisi në mënyrë autonome zhvillimin e vet, në mungese te ndihmës lindore, sepse ngritja e tij do të kishte qenë e pakonceptueshme pa kontributet e Lindjes. Imagjinata evropiane e ndau botën në dy kampe radikalisht te kundërta, në mesin e viteve 1700 dhe 1850: Perëndimi dhe Lindja përkatësisht Perendimi dhe pjesa tjetër! Du Bois thotë se: “Prej kohësh është besimi i njerëzve modernë, se historia e Evropës mbulon historinë thelbësore të qytetërimit, me përjashtime të parëndësishme, se progresi i të bardhëve (evropianë) ka qenë përgjatë udhës normale natyrore për në kulturën më të lartë të mundëshme njerzore”. Lindja ka qenë për pjesën më të madhe të njëmijë viteve të fundit, forca kryesore lëvizëse e zhvillimit boterorë, të gjitha të ashtuquajturat “fuqi udhëheqëse perendimore” ishin inferiore ekonomikisht dhe politikisht kundrejt fuqive udhëheqëse lindore. Vasko De Gama nuk ishte i pari që shkeli Kepin e Shpresës së Mirë, as James Cook që shkeli në Australi dhe as Kristofor Kolombo që shkeli tokën e Amerikës, ato “zbuluan” vendet bashkë me banorët që e kishin zbuluar shumë kohë para tyre. Vetëm në Amerikë gjeti 8-13 milione banorë, ose sipas William Denevan 54 milion! Kur Marko Pollo udhëtoi në Lindje dhe tregoi të vërteta në mesin e shumë gënjeshtrave, perendimorët nuk deshën të besonin realitetin e mrekullive të Orientit. Volteri kishte thënë një herë se: “Nëse një filozof do të donte të mësonte çfarë ka ndodhur në botë, së pari duhet t’i kthejë sytë nga lindja, djepi i çdo arti, të cilit Perendimi i detyrohet për gjithçka”. A e keni parë filmin “Adventures of Marco Polo”, ku kinezët i prezentuan barutin shpërthyes që e kishin zbuluar rreth vitit 850. Polo paraqitet të ketë pyetur: “a vetëm në lodra përdoret kjo?. Kinezët iu përgjigjen: “Po, edhe në fishekzjarre”. Polo atëherë shprehu mendimin se: “kjo mund të ishte një armë e vlefshme në luftë”, kurse kinezët ju përgjigjen “Jo, do të ishte shumë e tmerrëshme dhe vdekjepruse”. Ky dialog pasqyron bukur një nga mitet më të rëndomta eurocentrike që megjithëse kinezet e kishin shpikur barutin, do të ishin evropianët më ‘krijues’, që do ta përdornin atë për qëllime luftarake… [?!]”.