Reagimi i ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, në lidhje me restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, ka ngjallur debat të martën.
Sipas historianit mitrovicas, Fazli Hajrizi, qëndrimi i tij ka qenë si pasojë e mosinformimit të drejtë në lidhje me veprimtarinë e Devës dhe ndikimit nga Serbia.
Hajrizi thekson se figura e Devës ishte pozitive dhe ai ishte mbrojtës i hebrenjve.
Ndërkaq sipas aktivistit, Lulzim Hoti, historia e Devës nuk duhet të lidhet me renovimin e objektit, dhe qëndrimet e ndryshme në lidhje me veprimtarinë e tij duhet të vendosen brenda saj.
Gjatë ditës ka reaguar edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Ceku, sipas të cilit kjo përpjekje zhvendosjes së debatit mbi personalitetin e Devës i bënë keq mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ndërkaq edhe ai mendon se kjo është e nxitur nga fqinji verior, përkatësisht Serbia.