Fol Drejt
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË HISTORI

Historiani zviceran Schmitt: Serbët kanë qenë çdoherë minoritet në Kosovë, Rama me stil autoritar

6 vjet më parë
in HISTORI, LAJME, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Historiani Oliver Jens Schmitt ka kryer një intervistë për median gjermanofone “Der Standard” ku ka sqaruar disa të vërteta historike mbi ngritjen e nacionalizmit në Ballkan dhe sesi serbët sistematikisht janë munduar me të gjitha metodat për ta rrëmbyer Kosovën, por ajo që mbetet e realtë është se Kosova çdoherë ka qenë e banuar me shumicë shqiptarësh, pavarësisht se feja e tyre ka ndryshuar herëpashere, informon foldrejt.com.

STANDARD: Presidenti Vuciq dhe kryeministri Rama flasin prej disa vitesh për një rritje të konfliktit qindravjeçar mes serbëve dhe shqiptarëve dhe ata paraqiten si më të rëndësishmit në zgjidhjen e kontesteve mbi Ballkanin. Çfarë motivacioni fshehet pas kësaj?

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Schmitt: Të dy luajnë me këto gjëra, pasi kërkojnë të tërheqin kapital politik pas tyre. Kjo është një taktikë e vjetër dhe e njohur, për të gjeneruar vëmendjen ndërkombëtare si dhe të sigurosh mbështetje të brendshme politike. Me të drejtë të dy llogariten nga brenda si sundues autoritarë, që tentojnë të prishin strukturat demokratike dhe mediat e lira. Një pjesë e banorëve, gjithsesi se e kanë kuptuar se çfarë fshihet pas këtyre parolave nacionaliste. (foldrejt.com)

STANDARD: Prej kur realisht kemi “shqiptarë” dhe “serbë”?

Schmitt: Nacionalistët e të dyja vendeve pretendojnë se në të kaluarën ka qenë kështu siç është sot. Në anën tjetër, studiuesit perëndimorë postmodernë dekonstruktojnë të ashtuquajturën primordializmin. Mendimi i këtyre të fundit është se kombet janë një produkt i të kalurës së afërt. Gjërat janë pak më të komplikuara: shqiptarët sipas gjitha gjasave janë krijuar si grup i veçantë prej shumë kohësh, sepse gjuha e tyre është mjaft e ndryshme nga e fqinjëve. Mbi Ballkan gjithmonë kishte kuptim të madh përkatësia fetare. Komunitetet krijoheshin nga shkuarja në kishë ose xhami. Sllavët jugorë të besimit ortodoks në Kosovë kanë vizituar kishën e ritit serb dhe atje u socializuan kulturalisht. Është e gabuar historikisht të shihet sikur shqiptarët kanë qenë me shumicë myslimane, kurse serbët gjithmonë ortodoksë. Kjo pasi në mesjetë shumica e shqiptarëve në Kosovë ishin ortodoksë, kurse gjithashtu shumë serbë janë konvertuar në muslimanë. Një nacionalizim i këtyre përkatësive të komplikuara filloi vetëm fundin e tretë të shekullit 19-të. Pra filloi të ketë “tamam” shqiptarë dhe serbë. Vetëm se këto koncepte në bazë të epokave, kanë koncepte të ndryshme.

STANDARD: Atëherë kur u shpërnda narrativa, që ka pasur një “konflikt të vjetër”?

Schmitt: Narrativa e “konfliktit të vjetër” u fuqizua veçanërisht gjatë krizës së madhe të orientit (1876–1878). Interesat serbe më parë përqëndroheshin kryesisht në Bosnjë. Vëtëm pas pushtimit të kësaj zonë nga Austro-Hungaria në 1878, atëherë serbët u detyruan që planet ekspansioniste të drejtonin drejt jugut, edhepse prej atëherë ortodoksët serbë në Kosovë përbënin një minoritet.

STANDARD: Si e paraqitnin njëri-tjetrin?

Schmitt: Aktivistët kombëtare serb i shikonin shqiptarët si “Untermenschen” (nën njëri), kurse pjesa tjetër si një komb që duhet të integrohet në kombin serb. Kjo tingëllon paradoksale. Megjithatë, tesa “Arnautashi”, shqiptarët e islamizuar dhe serbët e shqiptarizuar, nuk ishte jotipike për Ballkanin. Pretendimi, se të tjerët i përkasin grupit të tyre, dhe se duheshin të ktheheshin në “identitetin e vërtetë” solli edhe nacionalizmin në rajon. Ky projekt (i serbëve)  dështoi dhe atëherë filloi varianti racist kundrejt shqiptarëve.

STANDARD: Nga vjen realisht ky racizëm?

Schmitt: Ky proces ka filluar në shekullin e 20-të dhe zgjat akoma. Projekti kombëtar serb e harron kohën habsburgase dhe osmane, kurse shqiptarët i prezanton si osmanë. Kjo ka të bëjë edhe me atë se gjatë kohëve osmane nuk kishte turq tamam në këto zona, pasi përfaqësuesit osmanë ishin boshnjakët dhe shqiptarët e islamizuar. Vetë këto shqiptarë kanë një raport të paqartë me traditën osmane. Politika neo-osmane e Turqisë u thotë shqiptarëve se ata kanë pasur një vend të rëndësishëm në Perandori. Në anën tjetër, Rilindja Kombëtare e themeluar në zgrip të Perandorisë Osmane përpiqej për një projekt kombëtar të europianizuar dhe sekulare të një kombi me shumicë muslimane.

STANDARD: Çfarë i dallon atëherë ato?

Schmitt: (…) Pas dy kryengritjeve (1804, 1814/15) serbët fituan një autonomi, kurse 1878 sovranitet të plotë. Një shtet i pavarur shqiptar u krijua shumë më vonë në 1912. Pra një shtet serb u krijuar rreth njëqind vjet më parë sesa ai shqiptar. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se shteti i ri kombëtar serb ishte superior ndaj Perandorisë Osmane në të gjitha fushat.

STANDARD: Si u zhvillua atëherë njohja me atë se kush cilit grup i takon?

Schmitt: Është një proces kompleks i akulturimit. Vendimtare ishin martesat, që kryheshin në bazë të përkatësisë religjioze dhe jo në bazë të kritereve gjuhësorë. Muslimanët sllavë në Kosovë nuk zgjidhnin një partner ortodoks/serb, por një shqiptar musliman. Edhe e anasjelltas, shqiptarët ortodoksë nuk zgjidhnin partner muslimanët shqiptarë, por ortodoksët serbë. Grupet më të vogla gjuhësore përshtateshin me grupet më të mëdhaja. Për këtë ne nuk mund të themi me saktësi sesa serbë të Kosovës kanë origjinë shqiptare dhe sesa shqiptarë të Kosovës rrjedhin nga serbët e shqiptarizuar muslimanë. (…) Një etnizim i këtyre përkatësive filloi në fund të shekullit të 19-të, por mori hov gjatë pushtimit të Kosovës nga Serbia (1912) dhe në të dyja Jugosllavitë (1918–1941, 1945–1999).

STANDARD: Ka ndonjë shifër sesa ortodoksë shqiptarë kishte në shekullin e 19-të? Në Shqipëri kemi akoma shumë sosh.

Schmitt: Nuk mund të përgjigjemi me shifra. E sigurtë është që krahas ortodoksëve sllavë kishte edhe vllahë dhe që në Prizren në kohët e fundit të periudhës osmane erdhi deri te një konflikt. Në shekullin e 15-të, sipas defterëve osmanë shumica e shqiptarëve në Kosovë ishin ortodoksë. Me islamizimin e tyre filloi edhe akulturimi i tyre gjuhësor dhe solli zvogëlimin e numrit të tyre. Këto procese, megjithatë, janë të vështira për t’i analizuar sepse administrata osmane nuk interesohej për etnitë. Taksat mblidheshin në bazë të muslimanëve dhe të krishterëve.

STANDARD: Gjatë shpërbërjes së Perandorisë Osmane erdhi deri te dhuna në Kosovë.

Schmitt: 1912 solli pushtimin serb të Kosovës në Luftën e Parë Ballkanike. Mes 1918 dhe 1927 kishte një luftë guerile kundër pushtimit të dytë serb. 1945 solli një luftë të tretë për anëtarësimin e plotë të Kosovës në rajonin e Serbisë, kësaj here nën suazat e Jugosllavisë komuniste. Mes 1945 dhe 1966 erdhi një politikë represive serbe kundrejt shumicës shqiptare. Ashtu si në fund të viteve 30-ta, edhe Titoja deri 1953 tentoi ti zhvendosë shqiptarët drejt Turqisë. Është e vështirë te llogariten shifrat, por me presione mendohen se 200.000 shqiptarë mes 1918 dhe 1953 u degdisën drejt lindjes. Gjithashtu edhe serbët janë detyruar të emigrojnë, por këta të fundit brenda territorit jugosllav. Në 1941 sillen si konlonistë shumë serbë drejt Kosovës. Shpërngulja serbe pas 1945 kishte kryesisht baza ekonomike: Kosova njihej si zona e varfër e Jugosllavisë. Kjo shpërngulje e serbëve nga Kosova solli një zë emocional në vitet 1980-ta si pjesë e një olani gjenocidial shqiptar.

STANDARD: Përkundër kësaj, kryeministri Rama, mundohet ta përdorë për vetë dhe flet gjithmonë për një Shqipëri të madhe.

Schmitt: Është e dukshme se Rama sillet si një udhëheqës i gjithë shqiptarëve dhe tejkalon atë të qeverisë së Kosovës. Me këtë ai kërkon të arrijë prestigjin brenda dhe jashtë. Megjithatë ai sundon një vend, ku anketat e nxjerin se shumica e popullit më së miri do zgjidhnin të emigronin menjëherë. Një vend, që është ngritur në prodhuesit kryesorë të kanabisit në Europë dhe ku krimi i organizuar me gjasë ka prekur dy ish ministra të brendshëm – vëllai i ministrit të dorëhequr papritur në tetor, Fatmir Xhafaj, është dënuar, kurse kundër ish ministrit të mëpërparshëm Saimir Tahiri, para pak kohësh është ngritur një ecuri penale. Kundër stilit autoritar të Ramës po protestojnë prej shumë javësh studentët, megjithatë shumë pak kanë raportuar për të. Rama e drejton vendin si një Blackbox, për shkak të mungesës së dijes së Perëndimit mbi Shqipërinë. Në Perëndim ai është portretizuar si artist dhe intelektual./Foldrejt.com

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Mbreti prusian Friedrich Wilhelm IV refuzon kurorën perandorake gjermane, ja arsyeja

Lajmi tjetër

Zaev: Nuk kemi të drejtë të heqim dorë nga PSP-ja

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM