Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, sot i është drejtuar me një fjalim historik Asamblesë së Këshillit të Evropës.
Fjalimin e saj Bogujevci e ka filluar me një falënderim për mundësinë e dhënë që ajo ta shpalosë historinë e saj, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që Asambleja e Këshillit të Evropës ia ka dhënë Kosovës.
Bogujevci ka thënë se sot problemet janë më të mëdha, pra nuk janë probleme rajonale, duke theksuar luftën që po bëhet në Ukrainë, të cilën nënkryetarja e cilësoi si “luftë brutale”.
“Sot, ne përballemi me shqetësime shumë më të gjera se rajoni ynë, sot ne përballemi me një luftë brutale, sot ne po luftojmë për demokraci, kështu që sot ne nuk po flasim vetëm për Ballkanin Perëndimor, por sot po flasim për të ardhmen e Evropës. Ne si Kosovë dhe të gjitha vendet e Ballkanit janë Evropë dhe nuk mund të ketë të ardhme tjetër për ne përveç pjesë e familjes se Bashkimit Evropian”, theksoi ndër të tjera Bogujevci, transmeton Fol Drejt.
Veç tjerash, nënkryetarja e Kuvendit i është drejtuar edhe popullit ukrainas duke treguar mbështetje maksimale për ta.
“Do të doja t’u them kolegëve të mi ukrainas dhe gjithashtu popullit të Ukrainës, se mendimet tona, zemrat e lutjet tona janë me ju, ne e dimë shumë mirë se çfarë do të bëni, për shkak se unë vetë jam e mbijetuar e masakrës gjatë luftës në Kosovë”, potencoi nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës.
Bogujevci fjalimin e saj historik duke e thënë fuqishëm se ne gjithnjë do të qëndrojmë në mbështetje të Ukrainës./FolDrejt/