Irani ka luajtur kundër Kamboxhias dhe ka fituar me rezultatin 14-0, por gjithsesi lajmi nuk është fitorja e thellë, por fakti se për herë të parë pas 40 vitesh, vajzat dhe gratë janë lejuar të marrin pjesë si shikuese dhe tifoze.
Gjithçka erdhi pas presionit të madh të bërë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit e cila e kërcënoi vendin me pezullim nga pjesëmarrja në botëror, nëse nuk ndryshon politikën.
FIFA i kërkoi Iranit muajin e kaluar lejimin e grave në stadium pa asnjë lloj kufizimi dhe në një numër të caktuar në bazë të kërkesave për bileta.
Vetën në lojën e djeshme kanë qenë prezentë rreth 3500 vajza.