HMD Global ka festuar përvjetorin e dytë. Është kompania që mori një sfidë të madhe, duke blerë Nokia, gjatë ditëve të këqija të kompanisë.
Brendi Nokia tani i përket HMD-së, dhe HMD është përgjegjëse për telefonat Nokia, qoftë tradicional apo të zgjuar. Ata arritën që në dy vjet të bëhet një lojtar kyç përsëri, duke u bërë një prej kompanive në listën top 5, në disa vende evropiane.
Gjatë këtyre dy viteve, HMD arriti të shesë 70 milionë telefona. Ky numër përfshin edhe telefonat pa ekrane të zgjuara. Kreu gjerman i kompanisë, Britta Gerbracht, bisedoi me shtypin në lansimin e Nokia 8.1. Ajo tha se vetë brendi Nokia kontribuoi në masë të madhe në suksesin e HMD.
Ajo pranoi se shumica e shitjeve të tyre të telefonave shkuan tek njerëzit të cilët tashmë dinin për brendin Nokia, prej të kaluarës.
80 përqind e klientëve janë burra që janë 35 vjeç ose më të vjetër. Megjithatë, kompania po përpiqet të tërheqë një bazë më të re përdoruesish, duke iu drejtuar tinejxherëve.