Djali i një zyrtari të lartë rus është dënuar me 13 vite burg nga gjykata ruse, pasi ka rrahur dhe ka hedhur nga dritarja e katit të katërt të dashurën e tij 21-vjeçare.
21-vjeçarja Tomiris Baysafa ishte studente ekselente. 21-vjeçara u vra në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO), ku trajnohen diplomatë dhe spiunë.
Një vit më parë autori u shpall i pafajshëm.
Ishte këmbëngulja dhe protestat e nënës së 21-vjeçares që shkundën drejtësinë ruse.
Gjykata ruse rishqyrtoi sërish rastin, ku shpalli të birin e zyrtarit rus fajtor, duke e dënuar me 13 vite burgim./abcnews.al