Deputeti nga radhët e PDK-së, që siç duket edhe nisi gjithë situatën e tensionuar që përfundoi me përleshje fizike ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Lushtaku, që e nisi gjithë situatën duke e spërkatur me ujë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili po fliste në foltore, ka thënë se reagimi i tij ishte ndaj Radojiciqit dhe argatëve të tij.
“Reagimi im ishte kundër Radoičićit dhe argatëve te tij.”, ka shkruar Lushtaku në Facebook./FolDrejt/