Rasmus Hojlund pritet të mbërrijë sot në Britaninë e Madhe përpara testeve mjekësore me Manchester United, raporton Sky Sport News, transmeton Fol Drejt.
Sulmuesi i Atalantës më pas do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me opsionin e 12 muajve të tjerë.
United do t’i paguajë Atalantës 64 milion £ përpara plus 8 milion £ në shtesa të lidhura me performancën.
Një njoftim zyrtar për nënshkrimin e tij mund të vijë këtë javë.
United ka dy miqësore të tjera para-sezonale këtë fundjavë kundër Lyon të shtunën dhe Athletic Bilbao të dielën.
Ata e nisin sezonin e tyre në Premier League kundër Wolves të hënën më 14 gusht.